×
  • Sport
  • Sport

    Angli-Shqipëri kthehet në lojë fëmijësh, Shqipëria pëson pesë gola në pjesën e parë

    Reporteri
    12 Nëntor 2021 | 21:44

    Shqipëria është duke zhvilluar një nga ndeshjet më të turpshme në historinë e saj, teksa është duke u mundur 5-0 në Wembley nga Anglia në pjesën e parë.

    Një skuadër pa busull ka qenë thuajse inekzistente në këtë pjesë të lojës, përveç një rasti të pastër të Uzunit, i cili i vetëm me portierin, nuk mundi të barazonte rezultatin, atëherë kur ndeshja ishte 1-0 për “3 luanët” pas golit të parë të shënuar nga Maguire.

    Harry Kane realizoi 3 gola, ndërsa njëri u shënua nga Henderson. Skuadra e Rejës humbi edhe dy lojtarë gjatë këtyre dy minutave, Kumbulla e Bare, të cilët u zëvendësuan nga Dermaku e Laçi për shkak dëmtimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!