×
  • Sport
  • Sport

    Anglia e mposht Shqipërinë, e merr kreun e Grupit I

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 20:01

    Anglia e ka mposhtur me lehtësi 2:0 Shqipërinë, për ta marrë kreun e Grupit I kualifikues për Kupën e Botës 2022 të dielën.


    Harry Kane dhe Mason Mount shënuan në “Air Albania” për fitoren e dytë të tre luanëve në dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin e Katarit, raporton Gazeta Express.

    Shqipëria, që po vinte nga një fitore minimale në ndeshjen hapëse kundër Andorrës, nuk mundi të bëjë mjaftueshëm për ta lënduar kombëtaren e tre luanëve.

    Kuqezinjtë ia dolën të mbahen mirë vetëm në minutën e 39-të, kur Harry Kane e theu akullin duke shënuar me kokë pas një harkimi nga Luke Shaw.

    Kane më pas e përgatiti golin e dytë të anglezëve duke asistuar për Mount, i cili nga afërsia e mposhti Etrit Berishën.

    Shqipëria nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës së Nick Pope dhe kështu e pësoi humbjen e parë në këto kualifikuese.

    Anglia është lidere me 6 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Shqipëria kë tri pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!