Kompania e madhe angleze e basteve, Bet365 nuk i ka dhënë fare gjasa Kosovës për një fitore nesër mbrëma ndaj Anglisë.
Të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e Southampton do të luhet ndeshja kryesore e dy të parave në grupin A, Anglisë dhe Kosovës.
Të dyja përfaqësueset vijnë nga fitoret e arritura në fundjavë ndaj Republikës Çeke, respektivisht Bullgarisë, ndërsa janë të pamposhtura në këto kualifikuese, shkruan Indeksonline.
Kompania e basteve, Bet365 i ka dhënë një koeficient jashtëzakonisht të vogël Anglisë për të fituar, 1.083, ndërsa fitoren e mundshme të Kosovës e ka llogaritur me 29 euro, e barazimin eventual me kuotën prej 15 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.