×
  • Sport
  • Sport

    Anglia U-21 e mposht Kosovën U-21 falë yllit të Manchester Cityt

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 22:50

    Anglia U-21 e ka mposhtur Kosovën U-21 me rezultat 2-0


    Djelmoshat e udhëhequr nga Rafet Prekazi pësuan humbjen e parë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2021, shkruan Reporteri.net

    Anglia e mposhti Kosovën me dy golat të shënuar nga ylli i Cityt, Phil Foden, i cili realizoi në minutat 25′ dhe 90′.

    Kosova rastet më të mira në këtë takim i pati me anë të Lirim Kastratit që tentoi të shënonte në minutën e tretë, por pa sukses, derisa rast ideal për të realizuar pati Arbnor Muja që dështoi ta dërgonte topin në portën e zbrazët.

    Kujtojmë që në minutën e 34-të Lirim Mema u lëndua rëndë dhe u largua nga fusha me barelë dhe duke qarë.

    Kjo humbje e mban Kosovën në vendin e dytë me 6 pikë, aq sa ka edhe Austria që është ne vendin e parë dhe Anglia në vendin e tretë. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!