Joe Gomez dhe Jordan Henderson do të humbasin kualifikimin përfundimtar të Anglisë në Euro 2020 në Kosovë, për shkak se vuajnë nga një lëndim.
Kështu, Gomez pësuar një lëndim të lehtë në këmbë, dëmtim ky që e ndalon të paraqitet kundër Kosovës ditën e Diele, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, shoku i tij tek skuadra e Liverpoolit, Henderson ka pësuar një infeksion viral (grip), në takimin kundër Malit të zi e që këtë duel ‘Tre Luanët’ e fituan me rezultat të thellë 7:0.
Nuk dihet ende se kush do të startojë në këtë ndeshje, por Gareth Southgate lë gjithçka të hapur deri në ditën e ndeshjes.
“Jordan Henderson dhe Joe Gomez do të humbasin kualifikimin përfundimtar të Anglisë në Euro 2020 në Kosovë të Dielën. Henderson arriti në kamp me një infeksion viral që nuk është pastruar plotësisht. Dhe Gomez ka pësuar një lëndim në këmbë që e detyrona të të pushojë për pak kohë”, thuhet në komunikatën e Federatës së Anglisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.