Përkundër që Werder Bremeni po pëson disfatë me rezultat 2:0 nga Borussia Monchengladbachu pas pjesës së parë, sulmuesi kosovar Milot Rashica ka marrë lëvdata për paraqitjen e tij në 45 minutat e para në rrjetin social Twitter.
Borussia Monchengladbach e mbylli pjesën e parë të ndeshjes kundër Werder Bremenit në Borussia Park me epërsi prej dy golash, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Bundesligës, raporton Gazeta Express.
Milot Rashica e shkaktoi ndërhyrjen që çoi te goli i parë i Monchengladbachut, ndërsa më vonë iu anulua një asist për bashkëlojtarëin e tij pasi që kosovari e kishte faulluar një kundërshtar gjatë aksionit.
Përfshirja e madhe e Rashicës në lojën e Bremenit u ka bërë përshtypje shumë tifozëve të futbollit në rrjetin social Twitter.
“Rashica është lojtar kaq i mirë, më pëlqen shumë se si ai e godet topin qysh me prekjen e parë dhe nuk i jep mundësi mbrojtjes të organizohet”, shkroi @kemgooner, tifoz i Arsenalit.
“Rashica është shumë i mirë”, shkroi @MainManMoo, tifoz i Liverpoolit.
“Kur Sancho të kthehet në Angli, ne duhet ta marrim Rashicën”, shkroi tifozi i Dortmundit, @Dosenraiooli.
Kjo është ndeshja e shtatë e Rashicës në këtë sezon të Bundesligës, pasi që kosovari mungoi në disa ndeshje shkaku i një lëndimi. Ai ka kontribuar deri më tani me katër gola dhe me dy asiste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.