Momente paniku te Bayern Munich. Shkak është bërë një rrëzim i mesfushorit, Corentin Tolisso, i cili është parë duke vendosur dorën në zemër.
Sipas “BILD”, trajneri, Niko Kovac ndaloi menjëherë stërvitjen dhe thirri mjekun e klubit, Peter Ueblacker, që kërkoi ekzaminime të mëtejshme. Nga kjo u mësua se 25 vjeçari vuante nga dehidratimi dhe marrja e mendëve.
Për këtë, Bayern Munich doli në një deklaratë për mediat, ku konfirmoi se nuk ka asgjë serioze për mesfushorin, duke hedhur kështu poshtë zërat që po qarkullonin në rrjetet sociale se Tolisso vuante nga zemra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.