×
  • Sport
  • Sport

    Ansu Fati i la sërish nën hije yjet tjera, në përjashtim të Messit

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 12:01

    Të martën mbrëma, Ansu Fati shënoi sërish për t’i ndihmuar Barcelonës që ta mposhtte Leganes dhe ta shtonte diferencën me Real Madridin në krye të tabelës.


    Talenti 17 vjeçar e realizoi golin e pestë të sezonin në gjysmën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Lionel Messi e vulosi fitoren me një gol nga penalltia.

    Blaugranët patën raste të shumta, mirëpo ishte ylli me origjinë nga Guinea-Bissau që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të të takimit.

    Fati pranoi një top pranë zonës nga Junior Firpo, krijoi hapësirë dhe goditja e tij e kaloi portierin Cuellar dhe u ndal në rrjetë.

    Trajneri Quique Setien e zëvendësoi talentin e ri në pjesën e dytë (në minutën e 54 duke inkuadruar Luis Suarezin), ndërsa më pas tregoi arsyen.

    Trajneri ka thënë se arsyeja e zëvendësimit ishte për shkak të lëndimit që sapo e ka tejkaluar, prandaj nuk deshi ta rrezikonte.

    https://twitter.com/queeninghere/status/1272996091043237888?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1272996091043237888&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fansu-fati-la-serish-nen-hije-yjet-tjera-ne-perjashtim-te-messit%2F

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!