×
  • Sport
  • Sport

    Anthony Joshua e mbështet idenë e Tyson Furyt: Ai duhet t’i besojë instinktit të tij

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 12:57

    Anthony Joshua e ka mbështetur vendimin e Tyson Fury për ta zëvendësuar trajnerin e vet, duke thënë se rivali i tij duhet patjetër t’i besojë instinktit të vet.


    Joshua mbeti i përkushtuar me besimin për të vazhduar me trajnerin Rob McCracken, por Fury zgjodhi t’i ndajë rrugët me trajnerin Ben Davison, dhe e zëvendësoi atë me Sugarhill Steward.

    Fury barazoi në meçin e parë me Deontay Wilder nën udhëheqjen e Davison, por tani do të përgatitet për rimeçin e shkurtit për WBC me trajnerin e ri Steward.

    Joshua vendosi ta mbajë trajnerin McCracken edhe pasi humbi ndaj Andy Ruiz Jr dhe besimi në të iu shpagua pasi e mundi boksierin meksikan në rimeçin e këtij muaji.

    Por duke folur për vendimin e Fury, Joshua tha për Sky Sports: “Fury duhet ta bëjë atë që është e drejtë për të. Suksesi i Tysonit është suksesi i Benit”.

    “Nëse Fury ndien se kjo është gjëja e duhur për të, atëherë ai duhet t’i besojë instinktit të tij. Edhe unë duhet t’i besoj instinktit tim”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!