Interi mbrëmë e ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Italisë
Në këtë përballje debutoi edhe Christian Eriksen, i cili tranasferua te Interi këtë javë për shumën prej 20 milionë euro nga Tottenhami, shkruan Reporteri.net
Antonio Conte pas ndeshjes ka folur për debutimin e danezit, ku kishte thënë se nuk e kishin në plan që ta përdornin kaq shpejt.
Sanchez ? Eriksen
The moment Eriksen made his Inter debut ?⚫️
Great noise from the San Siro! pic.twitter.com/21Bdfr9Yi0
— Football on BT Sport (@btsportfootball) January 29, 2020
“Ne nuk e kishim qëllim ta përdornim Eriksenin kaq shpejt, pasi që ai i nisi stërvitjet me ne vetëm dje, por Matias Vecino dhe Barella ishin të vetmit mesfushorë që i kishim në dispozicion,” ka thënë Conte.
“Erikseni ka karakter dhe e ngre nivelin e skuadrës. Shpresoj të më kthehen më shpejt lojtarët sepse jemi me të vërtetë të limituar në repartin e mesfushës. Erikseni mund të luajmë në shumë pozita dhe do ta shohim, por na duhet shumë punë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.