Premierliga duket se nuk do të rifillojë më këtë sezon.
Sezoni 2019/20 i Premierligës raportohet të ketë marrë fund, dhe krejt kjo si pasojë e mbledhjes së mbajtur sot.
Një mbledhje virtuale, e cila zgjati për më shumë se 4 orë, nuk solli pajtueshmëri mes skuadrave.
Sipas ‘Independent’, përcjell ‘Goal’, klubeve të Premierligës u është komunikuar se sezoni do të vendoset me anë të meritave sportive, transmeton lajmi.net.
Kompletimi i sezonit është hequr krejtësisht nga tavolina, bëjnë të ditur këto raportime.
Faqja zyrtare e Premierligës akoma nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë zyrtare lidhur me mbledhjen e mbajtur sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.