Bersant Celina është njëri nga të preferuarit e tifozëve të Swanseas
Ylli kosovar është startues i padiskutueshëm te Swansea, derisa këtë edicion klubi ka ambicie të mëdha, rikthimin në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net
Swansea është në pozitën e dytë me 16 pikë, aq sa ka edhe Leeds në vendin e parë pas shtatë ndeshjeve të luajtura në Championship.
Ylli kosovar e ka nisur për mrekulli këtë edicion dhe është njëri nga lojtarët që ka krijuar më së shumti raste për shokët e tij në Championship.
Tifozët aq shumë e duan Celinën saqë ia kanë kushtuar edhe një këngë të cilën kohë pas kohë po e këndojnë në stadium.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme. /Repoteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.