Investcorp janë të vendosur të blejnë klubin AC Milan nga Elliot Management, por çfarë do të ndodhë me Paolo Maldini.
Fondi Investcorp me bazë në Bahrein është në negociata ekskluzive për të blerë klubin e AC Milan nga Elliott Management.
Investcorp pritet të shpenzojë një shifër afër një miliardë euro për të blerë klubin italian nga fondi amerikan.
Palët tashmë kanë përfunduar procesin e analizës së duhur. Elliott Management pritet të largohet pas katër vitesh në krye të kuqezinjve. Amerikanët ndërtuan me sukses një klub të qëndrueshëm me kushte të përmirësuara financiare dhe shumë më konkurrues në fushë.
Një rol të madh në suksesin e fundit të AC Milan kanë luajtur Paolo Maldini dhe Frederic Massara. Megjithatë, kontratat e të dyve skadon në fund të sezonit dhe nuk janë rinovuar ende. Një ndryshim në pronësinë e AC Milan me siguri do të pasohet nga ndryshime në strukturën drejtuese, por Paolo Maldini dhe Massara do të qëndrojnë dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol kyç edhe në të ardhmen, raporton Tuttosport.
Pavarësisht punës së tij të madhe si drejtor, Paolo Maldini është një simbol i AC Milan dhe pronësia e re nuk do të dëshironte ta fillonte mandatin e tyre në këmbë të gabuar. Ndjenja, për momentin, është se roli i tij nuk vihet në dyshim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.