Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka filluar me fazën e rikuperimit pas operacionit që e kreu në gju.
Zeneli u lëndua në ndeshjen kundër Malit të Zi, duke i këputur ligamentet e gjurit, ndërsa pak javë pas lëndimit ai kreu një operacion të suksesshëm, shkruan Reporteri.net
Ai ka filluar tanimë me fazën e rikuperimit ndërsa siç shihet së fundmi në një video, ai po i demolon pajisjet e fitnesit.
Madje ai mund të kthehet edhe më herët sesa që është paraparë të kthehet.
Sipas mendimeve të para të mjekëve, ai pritej të mungonte nga 6 deri në 9 muaj për shkak të lëndimit.
Por, nga ajo se çfarë shihet nga videot që po qarkullojnë në internet, Arbëri pritet të kthehet shumë më shpejtë.
Ai pritet të jetë një shtyllë e fortë për Bernard Challandes në momentin që rikthehet nga lëndimi, ashtu siç ka qenë pak para se të lëndohej./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.