×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli: Fati nuk është me neve për momentin, jam i dëshpruar

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 23:48

    Arbër Zeneli ka thënë se Kombëtarja e Kosovës nuk po ka fat në ndeshjet e fundit


    Kosova sonte u mposhtë 1-0 nga Sllovenia në Fadil Vokrri në ndeshjen e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, shkruan Reporteri.net

    Dardanët kanë humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit dhe Zeneli pas disfatës së sontme ka thënë se atyre iu mungoi fati.

    “Kemi luajtur një lojë të mirë, mirëpo nuk kemi qenë të saktë në gjuajtjet tona. Ata kishin një shans dhe shënuan”, ka thënë Zeneli.

    “Fati nuk është me neve për momentin. Nuk ka cfarë të them, jam i dëshpëruar.

    “Krijuam shumë shanse të mira dhe na mungoi fati. Unë jam i gatshëm të luajë çdo herë për Kosovën. U mundova edhe në këtë takim të jap më të mirën, mirëpo nuk na shkoi siç duhej”.

    “Do të mundohemi të fitojmë tani ndaj Greqisë. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe duhet të kemi sa më shumë vetëbesim për të shkuar tutje,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!