Kombëtarja e Kosovës është duke i zhvilluar stërvitjet përgaditorë për ndeshjen e parë eliminatore të “Euro 2020” që e zhvillojnë ndaj Bullgarisë.
E lojtari më i mirë gjatë Ligës së Kombeve, Arbër Zeneli ka dhënë një intervistë të shkurtë pas seancës stërvitore që Kombëtarja e zhvilloi sot, shkruan Reporteri.net
Ai ka thënë se skuadra e Kosovës gjithmonë synon fitoret, pa dallim prej kundërshtarit dhe se edhe kundër Bullgarisë do të jetë njejtë:
“Ne i dijmë forcat e Bullgarisë dhe se si janë ata në mbrojtje, por ne do ta japim 100 % maksimumin dhe do ta shohim, shpresojmë të fitojmë” ka thënë Zeneli i cili dukej mjaft entuziast për takimin ndaj Bullgarisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.