Arbër Zeneli s’do të zbresë sot në “Fadil Vokrri” për ta ndihmuar Kosovën kundër Çekisë.
Një ndër më të mirët te “Dardanët” vazhdon të jetë i lënduar pasi këputi ligamentet gjurit në ndeshjen me Malin e Zi në qershor, lëndim që do ta lërë jashtë fushave deri në fillim të vitit 2020.
Sido që të jetë, Zeneli, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka dërguar mesazh shokëve të skuadrës duke i uruar suksese Kosovës.
“Suksese sot djema, ne jemi me ju”, ka shkruar Zeneli mbi foton e postuar në Instastory.
Përveç Zenelit, Kosova do të jetë sot edhe pa Rashicën, Kolollin, Shalën e Kryeziun – që të gjithë lojtarë të formacionit të parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.