×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli mund të kthehet më shpejt nga lëndimi

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 21:31

    Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është në rrugë të mirë për t’iu rikthyer fushave të blerta.


    Në ndeshjet eliminatore për Euro 2020, kundër Malit të Zi, Zeneli kishte pësuar një dëmtim i cili do ta linte jashtë fushave për rreth 8 muaj (vazhdon).

    Por, sot, anësori i Kosovës dhe skuadrës së Reims ka gëzuar adhuruesit e tij me foto dhe video të postuara në Instagram.

    Zeneli shihet teksa stërvitet nën ujë, duke bërë progres të madh drejt rikuperimit nga lëndimi i tmerrshëm që pësoi.

    Numri 10 i Kosovës është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares dhe rikthimi i tij është lajm i madh për kosovarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!