Kombëtarja e Kosovës tashmë është pa trajner, pas shkarkimit të Bernard Challandes.
Kosova vendosi të ndërpresë rrugët me trajnerin Bernard Challandes, pas më shumë se tre vitesh e gjysmë, kështu drejtuesit e Federatës së Futbollit janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e 70-vjeçarit zviceran, shkruan Reporteri.net
Emrat si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi, Walter Zenga dhe Primoz Gliha kanë qarkulluar në media që nga dje.
Por, për të njohur më shumë rreth idesë se a i duhet Kosovës një emër i madh dhe i njohur që të jetë trajner, Gazeta Online Reporteri.net ka biseduar me trajnerin aktual të Ferizajt, Arbnor Morinën.
Morina fillimisht tha se duhet të qartësohet nëse Kosova dëshiron emër të njohur e pak punëtor, apo punëtor të vërtetë.
“Së pari duhet qartësuar se a dëshirojmë një punëtor në Kombëtare apo emër të madh e që nuk punojnë që një kohë të gjatë”, tha fillimisht tekniku i Ferizajt.
Ai vazhdoi tutje duke thënë se Kosovës i duhet një punëtor i madh.
“Kosovës i nevojitet një punëtor i madh me eksperiencë të madhe në punë dhe i cili kalon një kohë të gjatë në Kosovë, pasi edhe këtu luhet futboll, gjithashtu te ketë në shtabin teknik shumicë të trajnerëve kosovarë”, përfundoi Morina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.