Ardian Ismajli është padyshim mbrojtësi më në formë i Kombëtares sa i përket eksperiencës në Europë. Me Hajdukun e Splitit është një mur i pakalueshëm, aqsa përfshirja në formacionin më të mirë është kthyer disi “e mërzitshme” dhe rutinë.
Pra kësaj aventurë në Kroaci i ka marrë maksimumin, megjithëse titulli kampion është një ëndërr e parealizuar dhe në dukje shumë e vështirë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Ismajli shprehet se po mendon për largimin e tij, por për momentin, te klubi nuk i kanë këto plane.
“Po jam duke e menduar largimin. Por ky largim varet nga klubi i Hajdukut të Splitit. Kjo pasi pretendimet e klubit janë që këtë vit të luftojmë për titull apo së paku për vendin e dytë që të dërgon në kualifikimet e “Champions League”.
Ka shumë klube që kanë shprehur interes për mua, nga ligat e forta në Europë. Tani duhet të shohim qendrimet e Hajdukut, sepse për momentin ata nuk po mendojnë për largimin tim. Dëshira ime është që të luajë në “Premier League”, “Bundesligë” ose “Seria A”. Tashmë duhet të presim edhe për afatin e ofertave”, ka thënë Ismajli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.