“Arena Kombëtare” është drejt përfundimit dhe pritet të inaugurohet pikërisht në ndeshjen e fundit për eliminatoret e “EURO 2020”, në sfidën që Shqipëria do të zhvillojë kundër Francës.
Në disa pamje të publikuara nga “Top Channel”, duket ambientet e brendshme të stadiumit, ku mund të shihen dhomat e zhveshjes, korridori dhe parkingu për autobusët e të dyja ekipeve.
Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe të gjithë shpresojnë që të jetë gati, për ndeshjen e kthimit kundër Francës.
Ishte planifikuar që punimet e stadiumit të përfundonin brenda këtij muaji dhe ndeshja me Islandën të luhej aty, por kjo nuk u arrit dhe tani është shtyrë për muajin nëntor.
Pas një muaji në Tiranë pritet të mbërrijnë të dërguarit e UEFA-s, për të inspektuar stadiumin e ri dhe do të jenë po këta që do të japin përgjigjen nëse është gati apo jo për ndeshjen kundër “Gjelave”.
Për më shumë shikoni videon e ambienteve të brendshme të stadiumit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.