×
  • Sport
  • Sport

    Argjentina “e çon në shtëpi” Kroacinë, kualifikohet për në finale të Kupës së Botës

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 22:08

    Argjentina është zyrtarisht kombëtarja e parë që prek finalen e Kupës së Botës 2022.

    Argjentinasit ia dolën që ta diskualifikojnë Kroacinë, me rezultat të thelluar 3:0, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Argjentina kaloi në epërsi qysh në pjesën e parë të ndeshjes. Messi, me një gol nga “pika e bardhë”, ia doli të shënojë në minutën e 34’të të ndeshjes.

     

    Nuk vonoi shumë dhe argjentinasit dyfishuan epërsinë.

    5 minuta pas golit të fundit, ishte Julian Alvarez që shnëoi për rezultatin 2:0. Kështu edhe përfundoi pjesa e parë e lojës.

     

    Pjesën e dytë, kroatët e filluan me presion të shtuar. Patën disa mundësi por jo mirë të shfrytëzuara.

    Nuk vonoi shumë, Alvarez befasoi edhe njëherë.

    Me asistim të golashënuesit të parë në ndeshje, Messi-t, Julian Alvarez shënoi në minutën e 69-të për rezultatin 3:0.

    Për sulmuesin e Manchester Cityt është ky goli i tij i dytë personal sonte.

     

    Anipse kroatët luftuan deri në fund, nuk ia dolën ta shënonin asnjë gol në portën e kundërshtarit, duke u eliminuar si top katër kombëtaret më të mira të këtij Botërori.

    Në finale, Argjentina pret fituesin e ndeshjes Maroku-Franca, ndeshje kjo që zhvillohet nesër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!