×
  • Sport
  • Sport

    Argjentina kampione e botës, 11 metershat i realizojnë Messit ëndrrën për titull

    Reporteri
    18 Dhjetor 2022 | 18:54
    (Photo by Julian Finney/Getty Images)

    Argjentina është kampione e botës. Messi ka realizuar ëndrrën dhe ka fituar titullin që i mungonte.

    Kjo finale ishte një dramë e vërtetë që do të mbahet mend gjatë.

    Messi dhe shokët e tij ishin në epërsi prej dy golash deri minutën e 80-të, ku kishin shënuar përmes Messit nga penaltia dhe më pas Di Marias.

    Kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë, në skenë u shfaq ylli francez Mbappe që për 97 sekonda shënoi dy gola dhe barazoi rezultatin.

    Ndeshja shkoi në vazhdime, ku më pas Argjentina sërish kaloi në avantazh 3-2 përmes golit të Messit, por pak para përfundimit francezët siguruan një penalti që në gol e shndërroi Mbappe.

    Ndërsa nga pika e bardhë argjentinasit ishin të pagabueshëm, kurse dy futbollistë francezë humbën penalltitë dhe titullin e fitoi kombëtarja e Messit.

    Përveç lojës dramatike kjo finale do të mbahet mend edhe për garën e golave mes Messit e Mbappes. Ky i fundit në këtë aspekt doli fitues, pasi shënoi plot 4 gola, kurse Messi 3.

    Kampionati këtë vit është mbajtur në Katar.

    Lojtarët e Francës që shënuan penalltitë dhe ata që dështuan:

    Kylian Mbappe i saktë

    Aurelie Tchouameni i pasaktë

    Kingsley Coman i pasaktë

    Randal Kolo Muani i saktë

    Lojtarët e Argjentinës që shënuan penalltitë:

    Montiel i saktë

    Leonardo Paredes i saktë

    Paulo Dybala i saktë

    Lionel Messi i saktë

    /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!