×
  • Sport
  • Sport

    Argjentina merr në Katar 3.5 ton mish dhe katër skara të mëdha

    Reporteri
    20 Nëntor 2022 | 12:54

    Argjentina është një prej vendeve që prodhon mishin më të mirë në botë.

    Mishi, pothuajse asnjëherë nuk mungon në tavolinat e ushqimit të popullit argjentinas.

    E ky ushqim nuk do tu mungojë futbollistëve të Lionel Scalonit as në Katar, për gjatë kampionatit botëror.

    Messi me shokë në Lindjen e Mesme kanë transportuar plotë 3.5 ton mish si dhe katër skara të mëdha.

    “Barbekjutë krijojnë një atmosferë bashkimi dhe rritë kimin mes futbollistëve. Ne e dashurojmë mishin, është pjesë e kulturës tonë”, ka deklaruar përzgjedhësi Scaloni.

    Një nga skuadrat e tjera të Botërorit që e ka shumë të dashur mishin është edhe Uruguai, që ka vendosur të transportojë 900 kilogramë në Katar.

    10 gjërat që nuk lejohen në Katar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!