×
  • Sport
  • Sport

    Armando Sadiku, shqiptari i parë që luan në Copa Libertadores

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 13:42

    Armando Sadiku hyn në historinë e Copa Libertadores.


    Sulmuesi shqiptar u bë futbollisti i parë shqiptar që luan në garën më të rëndësishme për klube në Amerikën e Jugut pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 69-të të sfidës mes Bolivar dhe uruguaianëve të Wanderers.

    Bolivianët triumfuan me rezultatin 5-0 duke përmbysur kështu humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe duke u kualifikuar në për në raundin final të fazës para-eliminatore aty ku do të kenë përballë me shumë gjasa kolumbianët e Junior, përballje që do të vlejë një biletë për në fazën e grupeve të Copa Libertadores.

    Aktivizimit të Sadikut si i pari shqiptar që luan në Copa Libertadores i kanë bërë jehonë edhe mediat argjentinase.

    Edhe pse luajti për pak minuta sulmuesi kuqezi iu afrua ndjeshëm golit të tij të parë me Bolivar në Copa Libertadores teksa në minutën e 76-të Sadiku goditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent.

    Gati pesë minuta para mbylljes së ndeshjes ish-lojtari i Malagas kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit.

    Megjithatë për Sadikun i rëndësishëm ishte debutimi me Bolivar në Copa Libertadores pasi herët apo vonë golat do të vinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!