×
  • Sport
  • Sport

    Armë, drogë dhe 1 milion euro në veturë, arrestohet “gjyqtari” i sfidës Juventus-Ajaxs

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 20:55

    Një person i cili përdorte identitetin Clement Turpin është vënë në pranga nga policia franceze pas një operacioni anti-drogë.


    Turpin është gjyqtari francez që ndau drejtësinë në çerekfinalen e Champions League mes Ajaxsit dhe Juventusit në Torino, të cilën e fituan këtë të fundit 1-2 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.

    Por në fakt nuk bëhet fjalë për Clement Turpin e vërtetë, por një person tjetër që kishte përdorur identitetin e tij.

    Një 34-vjeçar i quajtur Munir A, i kishte vjedhur identitetin gjyqtarit të famshëm francez, për të kaluar me lehtësi kontrollet policore.

    Ai transportonte lëndë narkotike nga Belgjika në Francë dhe ishte pjesë e një bande të organizuar të narko-trafikut, ndërsa policia ka zbuluar të gjithë rrjetin dhe mënyrën sesi banda vepronte.

    Jo vetëm lëndë narkotike, por në makinën që ishte regjistruar me emrin e Turpin u gjendën edhe kallshnikovë, hedhëse tymyese dhe 3 pistoleta.

    Madje edhe 1 milionë euro “cash” si dhe një sasi lëndësh narkotike me vlerën e 600 mijë eurove që po transportoheshin. Të gjitha janë konfiskuar nga policia franceze.

    Trafikantët nuk ishin treguar shumë inteligjentë, pasi Clement Turpin nuk është një njeri i thjeshtë, por ai mban titullin “doktor”.

    Ai ka mbaruar për juridik, ndaj është një personazh i njohur në Francë edhe jashtë fushës së blertë.

    Nuk jetoj në kështjella, nuk kam kaq shumë parà. Nuk kam të bëj aspak me këtë çështje. Ajo që mund të them është se profesioni i gjyqtarit është i rrezikshëm, pasi rrezikon të të vjedhin edhe identitetin”, ka thënë Turpin për “L’Equipe”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!