Pasi në ndeshjen e parë pësoi plot pesë gola, portieri i Kosovës, Arijanet Muriq nuk po kalon më mirë as në ndeshjen e tij të dytë në Eredivisie të Holandës.
Skuadra e Muriqit, Willem II po pëson 3:0 pas pjesës së parë nga Utrechti, në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit holandez. Utrechti herët krijoi epërsi bindëse. Shënoi tre gola për 19 minuta lojë. Muriqi ka pasur punë edhe në aksione tjera.
Ai të dielën pranoi pesë gola në ndeshjen ndaj Feyenoordit (5:0). Muriq është huazar te Willem II nga Manchester City. Por përfundimisht ka shpresuar në start më të mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.