Connor McGregor u arrestua pasi i përplasi telefonin një fansi në hotelin e Fontainebleau Miami Beach.
Një zëdhënësi në Miami ka thënë se një fans po përpiçej të bënte një foto me mega-yllin e UFC përpara se ai e hodhi në tokë disa herë, shkruan Reporteri.net
Irlandezi po akuzohet për grabitje të armatosur dhe keqtrajtime kriminale, njofton policia.
Nuk ka munguar as reagimi i Khabib i cili përdori twitterin për ta sulmuar irlandezin.
“Lëvizje e rreme, por njerëzit besojnë në të, duke shkruar për të, duke diskutuar. Kjo është mënyra se si funksionon biznesi”, ka shkruar Khabib.
Khabib kishte mposhtur irlandezin McGregor vitin e kaluar në luftën për titull kampion në UFC 229./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.