×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohet gjyqtari i famshëm, u kap me drogë e prostituta

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 15:16

    Gjyqtari i famshëm evropian, Slavko Vincic është arrestuar mbrëmë.


    Ai është kapur në një vilë në Bijeljina, Bosnje dhe Hercegovinë, së bashku me nëntë gra të tjera dhe 26 burra.

    Vincic u prangos për akuzën e përfshirjes në një rrjet prostitucioni, ndërsa policia sekuestroi edhe kokainë e armë gjatë operacionit të kapjes së tij.

    Vincic ka referuar këtë edicion tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

    Bruges-Galatasaray, Genk-Liverpool dhe Manchester City-Shakhtar Donets kanë qenë tri ndeshjet e drejtuara nga ai.

    Vincic është kapur pasi kishte disa muaj që po hetohej nga policia për përfshirje në këtë rrjet të rrezikshëm kriminal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!