Conor McGregor është arrestuar pasi dyshohet se voziti Bentlyn e tij në vlerë prej 140 mijë funtash në një mënyrë të rrezikshme dhe të pakujdesshme në autostradën e Dublin mbrëmë, raporton Daily Mail.
Ylli irlandez i MMA-së mësohet se është ndalur nga policia irlandeze, Gardai, ndërsa udhëtonte përgjatë qyteteve Lucan dhe Palmerstown të martën. Ndërkaq, një zëdhënëse e McGregor tha se ai po voziste për në palestër gjatë asaj kohe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Supermakina e tij u sekuestrua, por që i është kthyer prapë, raportoi Irish Independent.
33-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm.
Megjithatë, Gregor me sukses kaloi testet e drogës dhe alkoolit të kryera në stacion. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.