×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohet Ryan Giggs nën dyshimin se e rrahu të dashurën

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 9:49

    Trajneri i Uellsit dhe ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs, është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj të dashurës, sipas mediave britanike.


    Policia e kishte marrë një telefonatë nga shtëpia e Giggsit të dielën në mbrëmje për një sulm fizik.

    Giggs është arrestuar nën dyshimin se e ka rrahur të dashurën e vet, sipas mediave britanike.

    Federata e Futbollit e Uellsit e ka anuluar konferencën për media të planifikuar për ditën e marte, ku Giggs parashihej ta bënte publike listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nëntorit.

    “Ne jemi në dijeni për akuzat ndaj trajnerit të ekipit kombëtar, Ryan Giggs. Ne nuk do të bëjmë asnjë deklaratë për momentin”, thuhet në reagimin e Federatës së futbollit të Uellsit.

    Giggs është arrestuar dhe është marrë në pyetje për dyshimin se ka shkaktuar lëndime trupore dhe për sulm, sipas tabloidit The Sun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!