Arrihet marrëveshja e plotë, Messi për 5 vite tjera te Barcelona

Barcelona dhe ylli Lionel Messi kanë arritur marrëveshje për pesë vitet e ardhshme.


Argjentinasi është agjent i lirë, pasi i ka skaduar kontrata gjatë këtij muaji, por nuk ka biseduar me asnjë skuadër, ngase dëshironte të rinovonte me katalunasit, transmeton lajmi.net.

Sipas Sport dhe L’Esportiu, Messi do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me katalunasit.

Jo vetëm kjo, ngase marrëveshja e plotë është arritur dhe gjithçka do bëhet zyrtare brenda javës.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportuan gjithashtu se Messi ka pranuar zbritjen e pagës prej 80 për qind, andaj do mund të regjistrohet edhe në La Liga.