×
  • Sport
  • Sport

    Arrihet marrëveshja, Hag do të jetë trajner i Manchester United në verë

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 17:38

    Është arritur një marrëveshje ndërmjet bordit të Erik ten Hag si dhe drejtueve të Manchester United lidhur me emërimin e Hag si trajner të Djajëve të Kuq në verë, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili me anë të një njoftimi në Facebook ka thënë se së shpejti pritet të bëhet zyrtare marrëveshja ndërmjet Hag dhe Man Utd.

    Veç kësaj, palët pritet të vendosin edhe për klauzolën e lirimit të Hag, e cila konsiderohet të jetë dy milionë.

    Ndërkaq, trajneri holandez Mitchell van der Gaag është kandidati i preferuar për t’iu bashkuar ten Hag si ndihmës trajner në Manchester United.

    Kontratat tani janë duke u përgatitur dhe më pas do të kontrollohen përsëri përpara nënshkrimit të marrëveshjes.

    Erik ten Hag pritet të jetë bashkë me Djajtë e Kuq deri në qershor 2026, ose qershor 2025 plus opsion për sezonin e mëtejshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!