×
  • Sport
  • Sport

    Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Lautaros

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 12:01

    Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje me Interit dhe pritet ta nënshkruajë ujdinë e re menjëherë pas ndeshjeve të kombëtarëve këtë muaj.


    Drejtuesit e Interit dhe përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas mbajtën bisedime të gjata për ta arritur një marrëveshje për kontratën e re.

    Besohet se Lautaro do t’i fitojë 6 milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset, në marrëveshjen e re të cilën do ta nënshkruajë sapo të kthehet në klub nga kombëtarja.

    Raportohet po ashtu se ai është pajtuar që ta heqë klauzolën e lirimit të tij në vlerë 111 milionë euro nga marrëveshja e kaluar.

    24-vjeçari, i cili iu bashkua Interit nga Racing Club, pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

    Lautaro i ka zhvilluar 133 ndeshje për Interit, duke i realizuar 50 gola dhe i ndihmoi klubit ta fitojë titullin në Serie A sezonin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!