×
  • Sport
  • Sport

    Arsenal nënshkruan me Leo Messon

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 8:34

    10 vjeçari i talentuar do t’i bashkohet Akademisë së Gunners në Londër


    Derisa e ardhmja e Leonel Messi ende nuk është vendosur, e ardhmja e talentit 10 vjeçar Leo Messo, po është vendosur dhe është konfirmuar se ajo do të jetë në Arsenal, me Gunners që kanë zyrtarizuar transferimin e tij të enjten në mbrëmje.

    I riu i talentuar ka filluar stërvitjet fillimisht me skuadrën e re të West Ham United por tani do t’i bashkohet Akademisë së Gunners prej sezonit 2021/22, transmeton GazetaExpress.

    Ai ka lindur në Kenya, por Messo konsiderohet njëri prej talenteve më të mirë të rinj që mund ta prezantojë kombin e tij, edhe pse ai kualifikohet që të luajë edhe për Anglinë.

    Messo tashmë është fotografuar me fanellën e Arsenalit, duke veshur numrin 9 në zyrat e klubit të Arsenalit, por që zakonisht me të rinjtë e kësaj moshe është herët të konstatohet suksesi apo mos suksesi i tij.

    Mëso pritet që të përballet me vitet e vështira si adoleshent dhe zhvillimit fizik të trupit të tij, gjatë kohës sa do të trajnohet në akademinë e Arsenalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!