×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali dështoi ndaj Guimaresit, Mustafi ia lë fajin trajnerit të tij

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 23:37

    Shkodran Mustafi e ka fajësuar trajnerin e vet Unai Emery për taktika të dështuara në barazimin e Arsenalit 1:1 kundër Vitorias të mërkurën në Ligën e Evropës.


    Mbrojtësi shqiptar e shënoi golin e vetëm në ndeshje nga goditja e vetme e Arsenalit në portën e vendasve, duke i kaluar topçinjtë në epërsi në minutën e 80-të.

    Por Arsenali nuk qe në gjendje ta ruajë epërsinë as për dhjetë minutat e fundit, sepse Bruno Duarte e barazoi rezultatin për Vitorian në kohën shtesë dhe ishte shumë afër ta shënonte edhe golin e fitores në sekondat e fundit.

    Emery e ndryshoi skemën për këtë ndeshje, duke zgjedhur të luajë me tre mbrojtës në vijën e fundit: Mustafin, Sokratisin dhe Rob Holdingin.

    Por shqiptari thotë se kjo skemë e vuri Arsenalin në vështirësi, lojtarët e të cilit nuk arritën ta gjenin ritmin e lojës gjatë 45 minutave të parë.

    “Ne luajtëm me tre mbrojtës, një sistem me të cilin nuk kemi luajtur për një kohë të gjatë. Na u desh shumë kohë për ta gjetur ritmin”, tha Mustafi pas ndeshjes.

    “Në pjesën e parë nuk luajtëm siç deshëm. Mendoj se në pjesën e dytë luajtëm më mirë, kishim ritëm të mirë dhe pasuam më mirë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!