×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali e shënoi golin e dytë ndaj Norwichit në momentin që dy topa ishin në fushë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 22:44

    Arsenali nuk arriti që të marrë më shumë se një pikë në javën e 14-të në Ligën Premier.


    The Gunners barazuan 2-2 ndaj Norwichit dhe duket se shkarkimi i Unai Emerys e ardhja në krye e Fredrik Ljungberg nuk e ndihmuan skuadrën të këndellej.

    Pierre-Emerick Aubameyang shënoi të dyja golat në këtë takim, por që e dyta ishte në një situatë tejet të palakmueshme.

    Sulmuesi gabonez kishte arritur që të shënonte golin e tij të dytë në ndeshje, atëherë kur në fushë ishin dy topa, transmeton telegrafi.

    Këtë gjë nuk arriti ta vërente gjyqtari i takimit dhe goli u pranua si i rregullt.

    Në rrjetet sociale ka filluar tallja me skuadrën londineze, pasi sipas tifozëve, ata nuk po arrijnë të fitojnë as me dy topa në fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!