×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 15:04

    Freddie Ljugberg do ta ushtrojë detyrën e trajnerit te Arsenali


    Klubi nga Londra sot e ka shkarkuar Unai Emeryn shkak i rezultateve të dobëta, derisa tani është në kërkim të një trajneri të ri, shkruan Reporteri.net

    Por, aktualisht Arsenali e ka bërë kryetrajner të skuadrës, legjendën e klubit, Freddie Ljungberg.

    “Ne kemi kërkuar që Freddie Ljungberg të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë si trajner i përkohshëm. Kemi besim të plotë tek Fredi për të na çuar përpara”.

    “Kërkimi për një trajner të ri është duke u zhvilluar dhe ne do të bëjmë një njoftim të mëtejshëm kur ai proces të ketë përfunduar,” ka thënë drejtuesi i Arsenalit, Josh Kroenke.

    Kandidatët potencialë për të marr postin e trajnerit te Arsenalit janë, Pochettino, Allegri, Ancelotti dhe Arteta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!