×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali fiton derbin ndaj Unitedit

    Reporteri
    03 Shtator 2023 | 19:39

    Arsenalit i ka takuar derbin ndaj Manchester Unitedit me rezultatin 3:1.

    Golat e fitores skuadra londineze i shënoi në minutat shtesë.

    Në minutën e 96-të Declan Rice goditi nga zona. Topi u devijua rrugës dhe përfundoi në rrjetë për 2:1.

    Gabriel Jesus më pak përfundoi me gol një kundërsulm në minutën e 101-të.

    Pak minuta më herët, saktësisht në minutën e 88-të, Manchester Unitedit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. Alejandro Garnacho dërgoi topin në rrjetë, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua.

    Unitedi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 27-të. Për 1:1 shënoi Martin Odegaard menjëherë në minutën e 28-të.

    Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Premier Leagues.

    Arsenali është ngritur në vendin e pestë me dhjetë pikë. Manchester Unitedi ka rënë në vendin e 11-të. I Ka gjashtë pikë nga katër ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!