×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali fiton Superkupen e Anglisë, e mposht Cityn

    Reporteri
    06 Gusht 2023 | 19:26

    Arsenal është fitues i Sueprkupës së Anglisë, ose ndryshe siç njihet si Community Shield, pasi mposhti pas penalltive 4-1 Manchester Cityn.

    Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

    Në 45 minutat e para munguan rastet për shënim, ndërkohë që në të dytën kishte më shumë hapësira. Në minutën e 77-të, talenti Cole Palmer do të shënonte një super gol me një goditje shumë të bukur në trekëndëshin e portës.

    Arsenali do të reagonte vetëm në minutën e 101-të, i ndihmuar edhe nga fati. Trossard do të godiste me të majtën në hyrje të zonës, por një devijim i Akanji e dërgoi topin në rrjetë.

    Në penallti, Arsenali u tregua më i saktë me Odegaard, Trossard,Saka dheVieira që shënuan nga pika e bardhë, ndërsa për Cityn nuk shënuan De Bruyne dhe Rodri, ndërsa i vetmi që gjeti golin ishte Silva.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!