×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali ia servon Aro Muricit një ‘pesëshe në kajmak’

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 23:50

    Arsenali e ka shkatërruar Nottinghamin duke ia shënuar pesë gola portierit të Kosovës Arijanet Muric, dhe ka kaluar në rundin tjetër të Kupës së Ligës së Anglisë.


    Skuadra e Unai Emery kalon në 1/8 e finales pas fitores 5:0 kundër Nottingham Forest – klubit nga Championship, niveli i dytë i futbollit anglez – të martën mbrëma në Emirates Stadium.

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Muric, i cili është i huazuar në Nottingham nga Manchester City, nuk qe në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij të shkaktojë befasi ndaj londinezëve.

    Për 20-vjeçarin, i cili u huazua në këtë klub për të marrë përvojë, kjo ishte paraqitja e parë si titullar dhe në përgjithësi për Nottingahmin pas gjashtë ndeshjeve ku e kishte ngrohur stolin.

    Ai, megjithatë, ishte i pafuqishëm të lërë mbresa pasi i pësoi plot pesë gola.

    Martinelli dy herë (31’ dhe 90+2) dhe Rob Holding (71’), Joe Willock (77’) dhe Reiss Nelson (84’) nga një herë shënuan në portën e Muric dhe e çuan Arsenalin në rundin tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!