×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali lëshon pikë përsëri, Leicester turpëron Tottenhamin

    Reporteri
    11 Shkurt 2023 | 18:35

    Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.

    Arsenali ka barazuar 1:1 me Brentfordin, kështu duke lëshuar pikë për të dytën ndeshje radhazi.

    Golin për Arsenalin e shënoi Leandro Trossard në minutën e 66-të të takimit, kurse golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për Brentfordin e shënoi Ivan Toney në minutën e 74-të.

    Po ashtu, me rezultat të njëjtë 1:1 u mbyll edhe përballja tjetër mes skuadrës së Crystal Palace dhe asaj të Brightonit.

    Ndërkaq, Leicester City e ka turpëruar skuadrën e Tottenhamit, duke e mposhtur si vendas me rezultat bindës 4:1.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, ku Rodrigo Bentancur shënoi në minutën e 14-të të ndeshjes, ndërsa golat për “Dhelprat” i shënuan Mendy në minutën e 23-të, ndërsa dy minuta më vonë shënoi Maddison.

    Kurse, Iheanacho shënoi krejt në fund të pjesës së parë, në minutën e katërt shtesë.

    E, 9 minuta përpara se takimi të përfundoj, Harvey Barnes shënoi për 4-1.

    Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë.

    Ëest Ham 1:1 Chelsea

    Arsenal 1:1 Brentford

    Crystal Palace 1:1 Brighton

    Fulham 2:0 Nottingham Forest

    Leicester City 4:1 Tottenham

    Southampton 1:2 Wolverhampton

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!