×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali ofron 60 milionë euro për sulmuesin e Romës, por Mourinho nuk e “lëshon” atë

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 13:17

    Pavarësisht raportimeve se Arsenali është gati të ofrojë 60 milionë euro për të nënshkruar me Tammy Abrahamin, por drejtuesit e Romës nuk do ta shesin atë në verë, të paktën për oferta nën 80 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

    Reprezentuesi anglez po kalon një sezon debutues ëndrrash në Stadio Olimpico. Ai ka shënuar 24 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat dhe është golashënuesi më i mirë i Ligës së Konferencës me tetë gola në 10 paraqitje në kompeticionin evropian ku Roma do të përballet me Leicester City në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kësaj jave.

    Daily Star ka raportuar se Arsenali është gati të ofrojë 60 milionë euro për reprezentuesin anglez nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

    Sidoqoftë, Roma nuk do të pranojë një ofertë të ngjashme për ish-lojtarin e Chelseat, veçanërisht duke ditur që Blutë kanë një opsion për të ri-nënshkruar sulmuesin në vitin 2023 për 80 milionë euro.

    Giallorossi nuk po planifikojnë të ndahen me Abrahamin dhe ende shpresojnë që Blutë nuk do ta aktivizojnë klauzolën e tyre brenda një viti.

    Arsenali është lidhur me disa sulmues të Serisë A, duke përfshirë Victor Osimhen të Napolit dhe Alvaro Morata, të cilët do t’i japin fund periudhës së huazimit te Juventusi në verë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!