×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali triumfon ndaj Leicester Cityt

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 15:07

    Leicester City ka pësuar disfatë nga Arsenali në kuadër të xhiros së 26-të të Premierligës.


    Fillimisht, “Foxes” e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, ishte Youri Tielemans i cili shënoi në min (6’) për ti dhënë avantazhin skuadrës.

    Por, Arsenali dukej të ishte në elementin e tij, Willian dhuroi një asistim për David Luiz i cili barazoi shifrat në min (39’).

    Para përfundimit të pjesës së parë, ishte Lacazette i cili shënoi nga penaltia min (45+2’).

    Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Arsenalit.

    Në pjesën e dytë, Arsenali ishte kompakt dhe nuk la vend për befasira.

    Nicolas Pepe shënoi golin e tretë për “The Gunners” në min (52’).

    Rezultati përfundimtar, Leicester City 1-3 Arsenal.

    Leicester City nuk mundi të rikthejë avantazhin. Tani Arsenali ka 37 pikë, ndërsa Leicesteri ka 49.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!