Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, do të takohet me boksierin tjetër të frikshëm, Luis Ortiz rreth orës 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale.
Të dy boksierët në konferencën e tyre para meçit, i premtuan fansave të tyre një ndeshje boksi të zjarrtë dhe me shumë spektakël, shkruan Reporteri.net.
Nga e gjithë kjo, Wilder ka zbuluar edhe arsyen se pse ka pranuar që të zhvillojë një meç të dytë me Ortiz. Sipas tij ky duel do të zhvillohet për t’i siguruar të hyra kundërshtarit të tij për të vazhduar me mjekimin e vajzës së sëmurë.
E gjithë kjo vjen pasi, si Wilder, edhe Ortiz e ka një vajzë të sëmurë, e cila ka nevojë për shërbime të shtrenjta mjekësore dhe këtu është prekur ana njerëzore e boksierëve.
Por, ai i ka thënë kubanezit se kur të hyjnë në ring do të jenë dy kundërshtarë dhe aty nuk do të ketë mëshirë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.