Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka treguar arsyen pse asnjë nga yjet e Kosovës nuk mund ta arrij legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Presidenti i FFK’së, Agim Ademi, lavdëroi paraqitjen e Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe rezultateve e tyre të jashtëzakonshme, duke mos njohur humbje që 14 ndeshje radhazi.
Ai tha se në futboll ka shumë yje të mëdhenj nga Kosova, por askush nuk mund ta arrij të ndjerin, Fadil Vokrri.
“Është një arsye pse askush nuk mund ta arrij Fadil Vokrri. Ajo arsye është sepse ai[Vokrri] ka reprezentuar një shtet prej 22 milionë banorësh, edhe pse ata nuk e donin, sepse ishte shqiptar. Por, ata e merrni Vokrrin, sepse ai ua fitonte ndeshjen’’ – ka deklaruar Agim Ademi në emisionin “Oxygen”, transmeton gazeta metro.
Kujtojmë që Agim Ademi është pasardhësi i Fadil Vokrrit në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.