Liverpooli ka shënuar fitoren e radhës në Premier Ligë, ndërkaq viktima e radhës ka qenë West Ham
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp po shkelë gjithçka që po i del përpara, shkruan Reporteri.net
Liverpooli sonte mposhti në udhëtim ëest Hamin me rezultat 2-0 dhe kështu tani është 19 pikë larg vendit të dytë në tabelë.
GET IN! ??
— Liverpool FC (@LFC) January 29, 2020
Mo Salah dhe Oxlade Chamberlain shënuan golat për ‘Të Kuqtë’ në këtë takim.
Liverpooli tani ka 70 pikë pas 24 ndeshjeve, ku ka arritur 23 fitore dhe 1 barazim deri tani dhe është skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbje nga top 5 kampionatet më të forta në Evropë.
Kështu, Liverpooli është rrugës së mirë për ta fituar titullin e Preimer Ligës pas 30 vjetësh. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.