Klubi i Bayernit të Mynihut, kishte nxitur debat të madh me deklaratat se nëse Neuer nuk është 1shi i portës së Gjermanisë, atëherë nuk do të lejonte asnjë futbollist të saj të jetë pjesë e skuadrës së Joachim Low.
Megjithatë, Low ka thënë se Manuel Neuer do të startojë në ndeshje zyrtare, përderisa Ter Stegen vetëm në ato miqësore, shkruan Reporteri.net
Por, duket se dikush tjetër është në prag t’ua zë vendin të dyve.
Bëhet fjalë për super talentin që po shkëlqen këtë sezon, Serge Gnabry i cili ka provuar dorëzat në stërvitjet me pancerat gjermanë.
Normalisht që kjo ishte vetëm pjesë e një stërvitjeje, pasi dihet tashmë që Neuer është ‘baba’ i portës gjermane./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.