×
  • Sport
  • Sport

    Asani dhe Asllani plotësojnë podiumin, por “Goli më i Bukur” i kualifikueseve të Europianit fitohet nga Askhat Takibergen

    Reporteri
    01 Dhjetor 2023 | 16:42

    Përpara pak ditësh, UEFA publikoi listën e 10 golave më të bukur të kualifikueseve të Europianit, teksa hapi votimet për të zgjedhur më të bukurin.

    Ndër to ishin dhe dy gola të Kombëtares shqiptare, ai i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe dhe ai i Jasir Asanit kundër Polonisë në “Air Albania”.

    Sulmuesi i djathtë kuqezi mori vendin e dytë me vota, ndërsa mesfushori elbasanas plotësoi podiumin në vendin e tretë, me të dy ata që lanë pas emra të njohur si Kilian Mbape, Leandro Trosard dhe Bukajo Sakamm, që nuk shkuan më shumë se vendet 7,9 dhe 10.

    Sa i përket çmimit “Goli më i Bukur”, ai u fitua nga futbollisti i Kazakistanit, Askhat Takibergen, me golin e tij kundër Danimarkës.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!