Nuk ka dhënë fitues ndeshja në mes të Napolit dhe Barcelonës e luajtur të martën mbrëma në kuadër të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e një të tetës së finales përfundoi me rezultatin 1:1. Napoli kaloi në epërsi në minutën e 30-të me golin e shënuar nga Dries Mertens.
Por Antoine Griezmann barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 57-të. Të dy skuadrat kanë pasur raste tjera, por pa i konkretizuar.
Ndeshja e kthimit luhet më 18 mars në “Camp Nou”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.